Ajo i rikujton ish-burrit fjalët e nënës së tij që i thoshte mos t’i besonte vëllait apo nipit, ndërsa rrëfen dhe një pjesë të historisë me Nazmiun, të patreguar më parë nga ky i fundit.
“Shihemi në Gjyq” këtë javë vazhdon të trajton problemin e Nazmiut, por kësaj here në vend të motrës së tij, përballë ndodhet ish-bashkëshortja, Adelina. Ajo ka ardhur nga Italia posaçërisht për “E diela shqiptare” në Tv Klan për shtëpinë që Nazmiu i ka dhuruar të vëllait gjatë kohës që ishte në burg. Ai i dorëzoi Kujtimit një prokurë për ta autorizuar të merrte një kredi prej 10 milionë Lekësh me anë të shtëpisë, por duke përfituar nga situata, vëllai ia mori me anë të një kontrate dhurimi.
Objekti është në bashkëpronësi të Nazmiut dhe Adelinës, e cila është shumë e revoltuar për situatën, që i ka ndodhur menjëherë pas humbjes së djalit 22-vjeçar Majin e shkuar. Ajo i rikujton ish-burrit fjalët e nënës së tij që i thoshte mos t’i besonte vëllait apo nipit, ndërsa rrëfen dhe një pjesë të historisë me Nazmiun, të patreguar më parë nga ky i fundit. Në publik, ndodhet edhe motra e madhe e Nazmiut, e cila ishte në vendin e Adelinës javën e kaluar, Lumturia.