Me kokainë dhe 1 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali

0

Kështu një ditë më parë karabinierët e kompanisë së Cervia Milano Marittima arrestuan një 33-vjeçar shqiptar me banim në Bastia.

Një shqiptar është arrestuar në Itali. ilrestodelcarlino shkruan se shqiptarit i gjetën atij 30 gram kokainë dhe një mijë euro para cash, që dyshohet se ishin të ardhura nga trafiku i drogës.

Kështu një ditë më parë karabinierët e kompanisë së Cervia Milano Marittima arrestuan një 33-vjeçar shqiptar me banim në Bastia. Kontrolli i parë u bë jashtë shtëpisë së tij, ku burrit iu gjetën 5 mbështjellës kokaine.

Pjesa tjetër e drogës dhe paratë dolën nga kontrolli i kryer brenda shtëpisë. I mbrojtur nga avokati Giacomo Scudellari, ai do të gjykohet në shtator. Gjykatësi ka vendosur arrest shtëpiak pasi burri ka dhe një dënim të mëparshëm.