Me lot në sy, Ilir Vrenozi lë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”

0

Ilir Vrenozi ka marrë vendimin që të lërë përfundimisht “Big Brother VIP 5”.

Iliri, i cili që pas përfundimit të Prime-t të mbrëmjes së djeshme ndodhej në akuarium, takoi dy banorët e rinj, Artani dhe Aleksandra si dhe tre të nominuarit, Greta, Angelo dhe Keijsi.

Më pas, Vrenozi kaloi dhe nga pjesa tjetër e shtëpisë për të takuar banorët e tjerë.

Iliri u tha banorëve se po dilte për shkaqe shëndetësore dhe e kishte të pamundur qëndrimin aty.

Me lot në sy, Vrenozi lë shtëpinë e BBVip, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.