Ka mbërritur me makinën me targa të Ministrisë së Mbrojtjes, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë Bajram Begaj, kandidati i nxjerrë nga socialistët si kreu i ri i shtetit.
Pasi emri i tij mori ‘dritë jeshile’ në Komisionin e Ligjeve, Bajram Begaj po i drejtohet seancës plenare, aty ku pritet të marrë edhe votat për zgjedhjen si president.
Begaj do të jetë presidenti i 8-të i Republikës, ndërkohë që deri mesditën e sotme ai ka mbajtur postin e Shefit të Forcave të Armatosura. Ai dha dorëheqjen nga ky post, vendim i cili u dekretua nga Turqia dhe nga presidenti Ilir Meta, duke i hapur rrugë votimit të tij në Kuvend.