“Më mirë e ëma se e bija”, burri braktis bashkëshorten në maternitet për tu arratisur me vjehrrën 44-vjeçare

0

Një 24-vjeçare britanike u braktis nga i dashuri pak çaste pasi erdhi në jetë fëmija i parë i tyre. “The Sun” shkruan se Jess Aldridge u braktis nga i dashuri Ryan Shelton i cili i kishte dërguar vetëm një SMS në celular.

24 vjeçarja mësoi se ai kishte ikur me mamanë e saj Georgina 44 vjeç dhe tashmë ka ngelur krejtësisht e vetme me beben e sapolindur.

“Unë prisja që gjyshja të dashurohet me foshnjën dhe jo me babain e foshnjës. Ajo duhet të ishte një gjyshe e mirë për dy fëmijët e mi dhe të kujdesej për ta, por në vend të kësaj ajo vendosi të dashurohej me të dashurin tim”, – u shpreh 24-vjeçarja “The Sun”.

Jess tha se u përball me mamanë e saj, por ajo ngriti supet dhe iu përgjigj: “Ne nuk mund të zgjedhim se me kë dashurohemi”. 24-vjeçarja rrëfeu se kishte vënë re se i dashuri dhe e ëma flirtonin me njëri-tjetrin dhe kjo gjë e bënte të ndihej keq. Pas lindjes i dashuri tha se ishte lodhur nga akuzat dhe se pranonte që ata ishin bashkë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu