Përplas për vdekje kolegun e tij, ja si ka ndodhur ngjarja

0

Mark Gjeta, 69 vjeç, mbeti i vdekur pasditen e 17 shkurtit 2021 pasi u përplas për vdekje nga kolegu i tij, Mhill Gega. Ky i fundit, është arrestuar nga Policia pasi ka goditur viktimën me makinë, me dashje, pas një konflikti mes tyre.

Mësohet se viktima dhe Gega kishin qenë punonjës në të njëjtën ndërmarrje, ku dhe kishin nisur konfliktet e para mes tyre që prej vitit të kaluar. Të dy kishin përfunduar në Polici. Të mërkurën ka pasur sërish një debat mes tyre, dhe në ato momente Gega ka marrë mjetin e tij ‘Benz’ dhe ka përplasur qëllimisht Gjekën, duke i shkaktuar vdekjen e mënjëheshme.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bungaj të Mirditës, ndërsa Mhill Gega aktualisht ndodhet në Komisariatin e Policisë së Lezhës, ku pritet që të dalë dhe para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Ai ka thënë në Polici se viktima e kishte sharë dhe ofenduar.

“Me ka nxirë jeten, duke me sharë ofenduar e madje edhe dhunuar. Me ofendoi edhe diten kur ndodhi ngjarja. Në gjakxehtësi e siper kam marrë makinen dhe e kam goditur. Nuk desha të kryej këtë krim, por gjithçka ishte e momentit”, është shprehur autori Mhill Gega.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu