Kikia: “Më mirë një ligj që zbatohet, sesa 10 ligje që nuk zbatohen!”

0

Është bërë traditë tashmë në Shqipëri. Kur nuk e zbatojmë dot një ligj, e dini çfarë bëjmë? E forcojmë atë. Por, edhe pasi e kemi forcuar, sërish nuk e zbatojmë. Atëherë vjen dikush tjetër dhe e bën edhe më të fortë, me shpresën se ai do të ketë efekt. Dhe në fund, bëjmë një tjetër ligj mbi atë ligj.

Më kujtohen gjobat që miratoheshin për ndotjen e mjedisit, psh. Sa herë ngrihej problemi, qeveria rriste masën e gjobës. Por sërish askush nuk e zbatonte. Pastaj e rritën sërish, e rritën edhe një herë tjetër dhe në fund e bënë edhe me burg. Por sërish asgjë. Dhe në fund bënë një strategji dhe një ligj tjetër. Dhe përsëri asgjë.

E njëjta gjë me korrupsionin. Kemi një Prokurori të Shtetit, kemi edhe një prokurori të posaçme, SPAK. Kemi edhe BKH. Por çdo qeveri që vjen miraton edhe ca struktura të tjera agjensira e drejtoria për të luftuar korrupsionin, si kjo e fundit që ka hedhur në qarkullim tani Ministria e Drejtësisë.

Po nuk është faji i ligjit more, ligji është mirë, por duhet zbatuar. Edhe sikur nga një prokurori për çdo ministri të ngrini, sërish korrupsioni nuk luftohet, nëse nuk zbatohen ligjet. Apo bëj ligje që tua tregojmë atyre në Bruksel se po e luftojmë korrupsionin. Ata janë vërtet makineria burrokratike më e madhe në Botë, por nuk janë idjotë që ta hanë këtë.

Më mirë një ligj që të dënon me 1 vit burg, për që zbatohet sesa një ligj që parashikon varje në litar, por nuk zbatohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu