Pse e qëlloi biznesmeni kryetarin e bashkisë?

0

Zbulohet pse u dhunua kryetari i bashkisë Selenicë.

Të tjera detaje janë zbuluar pë ngjarjen e ndodhur në Selenicë, ku u dhunua kryetari i Bashkisë. Mësohet se Pëllumb Binaj është goditur nga një 57-vjeçar pas një debati për linjën e furgonave Vlorë- Sevaster.

Sipas burimeve, 57-vjeçari Pellat Bonaj ka marrë lejen nga Bashkia e Selenicës për ushtrimin e aktivitetit të linjës së transportit.

Por bashkia ia ka dhënë një subjekti tjetër dhe jo Bonajt.

Pas kësaj, dy personat, kryebashkiaku 66-vjeçar dhe biznesmeni janë takuar në Vlorë për të sqaruar ngjarjen, teksa Bonaj ka kërkuar llogari për dhënien e lejes.

Më pas ai është irrituar dhe e ka goditur në debat e sipër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu