“Më ndoqi dhe më qëlloi me armë”/ Dëshmia e policit në Vlorë

0

VLORË– Efektivi i Policisë, Lisjan Myrtaj, qëlloi ditën e djeshme me armë zjarri djalin e kryeplakut të Kaninës në Vlorë për shkak të një vajze. Mësohet se Lisjan Myrtaj ka qëlluar në drejtim të Juxhin Todi (Aliaj), i cili shoqërohej nga e dashura e tij, ndërkohë fatmirësisht nuk ka mbetur i lënduar.

Efektivi është shprehur se ka patur më parë një debat me Juxhin Todi (Aliaj) e se sapo e kishte parë e ndaloi pranë banesës së tij, i ka drejtuar armën duke e ofenduar dhe e ka shkrepur dy herë. Sipas tij kjo ka bërë që ai të reagojë për vetëmbrojtje duke goditur në drejtim të makinës. Ai ka telefonuar sallën operative dhe ka pritur që të mbërrinin kolegët e tij duke mos lëvizur nga vendngjarja.

Myrtaj i ka deklaruar kolegëve se ka goditur për vetëmbrojtje dhe se është ndjekur deri jashtë derës së shtëpisë së tij. Sipas policit, Aliaj i cili udhëtonte me fuoristradën ‘ML’ ishte arratisur menjëherë ndërsa sipas efektivit të Deltës kur i ka shkuar Juxhinit në shtëpi ai ka qenë i vetëm. Motiv i debatit sipas burimeve ka qenë akuza e Juxhinit se efektivi i policisë i kishte parë të dashurën më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme. Në lagjen “10 Korriku”, në konflikt u përfshinë Juxhin Todi alias Aliaj dhe Lisjan Myrtaj. Todi, i shoqëruar nga e dashura e tij, doli nga banesa dhe në hyrje të pallatit Myrtaj ( efektiv i forcave DELTA) ka shtënë në drejtim të tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu