Më në fund Britney Spears shpjegon kuptimin e fotove topless

0

Të gjithë e kanë vënë re se ylli i Pop-it, Britney Spears, prej kohësh pozon herë pas here foto topless në Instagram. Edhe kur platforma tenton t’i fshijë fotot, këngëtarja i riposton ato prapë.

Në foton e fundit, ajo shkruante:

“Nuk kam bërë gjoksin dhe as nuk jam shtatzënë, thjesht kam gjoks sepse kam ngrënë ushqim”.

Më pas shtoi:

“Para se t’ju tregoj më shumë fotografi të trupit tim, dua që ju të kuptoni mendimet e mia për ekspozimin e lëkurës. Sipas mendimit tim, është krejt i shtrembëruar reagimi i menjëhershëm se çdo grua që zhvishet do që t’u duket të tjerëve seksi.”

Ajo vazhdoi të shkruante se poston foto topless “sepse ka lindur në këtë botë lakuriq” dhe “ndjen se pesha e gjithë botës ka qenë mbi supet e saj”, prandaj tani do që të jetë e të ndihet më e lirë.

“Doja ta shihja veten në mënyrë tjetër, të lehtë, të zhveshur. Kështu e shoh veten në formën time më të pastër dhe dëshmoj se dhimbja, lotët dhe barrat e rënda nuk janë më të forta se unë. Unë jam një grua…një grua e bukur… e ndjeshme”, shtoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu