Me një kusht. Franca u jep nënshtetësinë franceze të gjithë emigrantëve

0

Franca ka aplikuar një formë të paçmuar shpërblimi për të gjithë emigrantët që kanë punuar në vijën e parë të rrezikut gjatë pandemisë Covid, duke u falur atyre nënshtetësinë franceze. 74 emigrantë e kanë fituar, teksa 693 prej tyre janë në fazat e finalizimit të procesit. Ky shpërblim është i vlefshëm për të gjithë profesionistët e shëndetësisë, pastruesit e deri tek punonjësit e supermarketeve. Kjo iniciativë u njoftua fillimisht ën shtator, dhe deri më tani kanë aplikuar në total 2890 persona.

“Profesionistët e fushës së shëndetësisë, pastrueset, punonjëset e mirëqenies së fëmijëve, kanë provuar përkushtimin e tyre ndaj kombit dhe tanimë është radha e Republikës të ndërmarrë një hap ndaj tyre”-u shpreh Marlene Sciappa, zv/ministrja e Nënshtetësisë.

Aplikantët duhet të kenë 5 vite banim në Francë, një rrogë të qëndrueshme dhe të kenë treguar se janë integruar në shoqërinë franceze.

Burimi: UNILAD | joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu