‘Më nxirrni një biznesmen shqiptar që e kundërshton’, Rama kapet me amerikanët: Epo të çohen dhoma tregëtie dhe të bëjnë fletërrufe…

0

Teksa është duke folur për amnistinë fiksale, kryeministri Rama ka shprehur kritika të forta për Dhomën Amerikane të Tregëtisë, në lidhje me kundërshtitë e shprehura për nismën e qeverisë.

Rama tha se ka ardhur koha që Shqipëria të trajtohet me respekt, dhe që nuk mund të ndërhyjnë në çështje të brendshme.

“Miqve tanë iu them që kërkoj respekt reciprok, kjo është A e punës  sime, nuk mund ta trajtosh si Shqipërinë si një vend me bisht, ndërkohë që amnistia bëhet në mënyrë të rregullt, në të gjitha vendet që na japin ne mësime.

Të çohen dhoma tregëtie dhe të bëjnë fletë rrufe për këtë nismë të qeverisë, është mungesë respekti ndaj Shqipërisë dhe ambicieve të saj. Institucionet financiare patjetër që mund të kenë qendrimet e tyre, institucionet kundër pastrimit të parave, po dhoma tregëtie?  Më nxirrni një biznesmen në Shqipëri që ka qenë kundër projektit të aministisë fiskale.

Normal që ka rrisqe, por po bëjmë një ligj që e parashikon Kushtetuta e Shqipërisë. Këta janë njerëz që nuk e kanë lexuar ligjin, bujrum hajdeni dhe na thoni për ndryshime, por jo që të shpreheni se jo kjo gjë nuk bëhet”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu