E rrethuar nga bodyguard-et, Grida Duma tregon kush janë shoqëruesit e saj

0

Në protestën e 7 korrikut, përveç fotove të shumta nga pjesëmarrja masive e qytetarëve, u bë virale një foto e deputetes Grida Duma, e cila shfaqej me disa bodyguard të veshur me të zeza.

Së fundmi ka qenë vetë Duma ajo e cila ka treguar si qëndron e vërteta. Deputetja ka bërë me dije se ata janë kushërinjtë e saj dhe vishen me të zeza.

“Ai djali me mjekër është djali i dajës tim. Janë dy kushërinjtë e mi ata, i dua shumë dhe i përshëndes. Aq shumë vishen me të zeza sa qëllon edhe kështu. Ata kanë hasur shumë vështirësi me gazin lotsjellës. Ata janë gjithmonë me mua. Do ta them me modesti që pak njerëz në politikë sjellin njerëzit e vetë. Ata vijnë dhe unë i them mirë që vini po pse rrini kaq serioz”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu