Ndonëse Njësia Administrative Labionat Mal njihet si një nga prodhuesit kryesor të gështenjës në Qarkun e Elbasanit vitet e fundit shihet një ulje e ndjeshme e rendimentit të këtij produkti. Shkak sipas banorëve janë bërë temperaturat e larta të viteve të fundit.
E njohur si “ngrohja globale”, ka shtrirë efektet e saj edhe në fshatrat më malorë, duke ndikuar ndjeshëm në prodhimet bujqësore.
Për banorët që ende nuk kanë hequr dorë nga ky produkt, shitja e gështenjave mbetet e vetmja burim të ardhurash për të mbajtur familjen.
Mungesa e ujit dhe e sistemit të vaditjes ka sjellë si pasojë dobësimin e pemëve dhe uljen e ndjeshme të prodhimit. Megjithatë, edhe pse sasia ka rënë, fermerët nuk mund ta shesin produktin më shumë se 100–120 lekë për kilogram.
Zona po përballet gjithashtu me fenomenin e shpopullimit. Të vetmit që kanë mbetur janë kryesisht banorë të moshës së tretë, të cilët thonë se mungesa e fuqisë punëtore dhe e infrastrukturës po e bën gjithnjë e më të vështirë tregtimin e këtij produkti cilësor.
Tregtarët që grumbullojnë gështenjat i eksportojnë ato në tregjet europiane, kryesisht për përpunim industrial.
Për të promovuar gështenjën e Labinotit Mal, pushteti lokal organizon çdo vit një panair me produktet bio të zonës, por kjo nismë nuk mjafton përballë nevojës urgjente për stabilizimin e tregut dhe përmirësimin e infrastrukturës lidhëse mes fshatrave.
Infoweb Media





