Më pak lindje në Elbasan, shkak jo vetëm emigracioni por…

0

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe ne Elbasan, lindshmëria po bie me hapa të shpejtë.Rreth 40 lindje janë shënuar më pak këtë vit në spitalin Rajonal të Elbasanit krahasur më një vit më parë.Po shifrat e rënies së lindshmërisë janë më të larta nëse i referohemi 10-të vjeçarit të fundit,ku numri i lindjeve ka rënë me gati 1 mijë në vit.

Sipas mjekëve shkaqet e kësaj situate janë komplekse dhe nuk mund t’i faturohet vetëm emigracionit,ndonëse ky i fundit mban peshën më të madhe.
Ndërsa bluzat e bardha bëjnë thirrje që gratë të lindin,shihet se kushtet ekonomike,por dhe fakti se familjet e vogla janë karakteristike e kohëve moderne kanë ndikuar në uljen e lindshmërisë në vend. Në këtë kushte ekspertët e fushës sugjerojnë politika mbështetëse për çiftet e reja../Infoweb Media