Më pak prodhim, por çmimi nuk rritet/ Fermerët në Roskovec prodhojnë vetëm 40% të vajit, krahasuar me një vit më parë

0

Prodhimi i ullirit këtë vit nuk ka justifikuar mundin e fermerëve ne bashkinë e Roskovecit.

Shkak per ketë janë bere kushtet e papërshtatshme atmosferike, temperaturat e ulëta gjate periudhës se lulëzimit apo thatësira e zgjatur gjate stinës se verës.

Kete vit fermerët kane marre vetëm 40% te vajit te ullirit krahasuar me ate qe morën një vit me pare.

Pavarësisht prodhimit të dobët, fermerët premtojnë se çmimi i vajit nuk do të rritet sivjet.

Ne ndryshim nga te tjerat, nje prej punishteve ne bashkine e Roskovecit përdor gurët e bluarjes se ullirit per nxjerrjen e vajit. Fale kësaj teknologjie, vaji i ullirit ruan te gjitha vlerat ushqimore dhe është i preferuar edhe ne tregun europian.

Bashkia Roskovec se bashku me bashkine Mallakastër janë nder prodhuesit kryesor te vajit te ullirit ne vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu