Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policia, mbërrin në Gjykatën e Fierit 56-vjeçari që vrau me thikë në gjoks bashkëshorten

0

Ka mbërritur këtë pasdite në Gjykatën e Fierit 56-vjeçari Petrit Mamaj, i arrestuar një ditë më parë për vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij, Valentina Mamaj.

56-vjeçari ka shkuar në gjykatë me pranga në duar dhe nën masa të shtuara policie.

Autori do të përballet me togat e zeza, ku drejtues i seancës është prokurori Çlirim Sino, ndërsa gjyqtare Erlanda Agaj. Ai vrau një ditë më parë bashkëshorten, duke e goditur me thikë në gjoks, dhe shkoi te lokali për të ngrënë, duke e raportuar ngjarjen si vetëvrasje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu