Me Ramën apo Berishën? Ja ku e sheh veten Adriatik Lapaj

0

Moderatorja e ‘Bahiti Podcast’, Anisa Bahiti, e pyeti kreun e ‘Shqipëria bëhet’, Adritaik Lapaj se me kë do mund të bëntë një koalicion parazgjedhor, me Ramën apo Berishën? Lidhur me këtë pyetje, Lapaj u përgjigj:

‘Në politikë nuk do marr vendime me nëse. Unë do e bëj me veten. Kam hyrë për transformime e reforma e jo patericë. Jam i hapur që në funksion të shpartallimit të pengmarrrësve të Republikës së Shqipërisë të mos pranoja asnjë pozicion dhe jam i gatshëm ta jap këtë me deklarim publik para gjithë shqiptarëve. Pasi të shpartalloj pengammësit po.

Faza e parë është çarja e sistemit që e ka marrë peng këtë vend. Pastaj vijnë fazat e tjera.

Ajo që mbizotëron në Shqipëri është babëzi politike. Këto janë dy sh.p.k që janë kthyer në biznese të mëdha e madje duan ti trashëgojnë. Nuk kanë lidhje me politikën. Të bësh politikë është aspiratë. Ne i përkasim lëvizjes së qendrës së djathtë dhe kemi në epiqendër familjen, pronën, biznesin, ekonominë e tregut dhe liritë e të drejtave të njeriut. Shqipëri sot duhet të kthehet në një republikë që aspiruan të parët tanë’. Infoweb Media