‘Me Ramën nuk ka zgjedhje’/ Berisha ‘zbulon skenarin’ për rrëzimin e qeverisë: Lëvizja finale do të jetë…

0

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të pritet për zgjedhje për të rrëzuar qeverinë, por do të jenë protestat ato të cilat do të largojnë kryeministrin Edi Rama.

I pyetur nga gazetarët se si do të realizohet kjo, Berisha tha se PD nuk do të marrë pushtetin përveçse me zgjidhje por Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, ku dhe ka paralajmëruar protestë të fuqishme.

Sakaq shtoi se rrëzimi i Ramës është destinacion absolut dhe se opozita ka për mision përmbysjen e regjimit.

Pyetje: I ftoni qytetarët në betejën finale, çfarë skenari ka beteja finale dhe çfarë nënkupton?

Sali Berisha: Skenari do të jetë një protestë e qëndrueshme deri në rrëzimin e Edi Ramës, shumëformëshe.

12 nëntori ishte protesta më e madhe, para saj ka pasur vetëm një protestë aq të madhe 7 korriku, në 6 dhjetor Rama bllokoi çdo gjë. Por tani kalohet në fazën përfundimtare, në protestën e qëndrueshme deri në rrëzimin e Ramës.

Me Ramën nuk ka zgjedhje, Rama meriton largimin e menjëhershëm dhe procedimin penal. Një armik i Kushtetutës. Rama e them me bindjen më absolute, nuk mund të mos i them kur shoh se ka përdorur asete ruse kundër opozitës.

Kam thënë se PD nuk merr pushtet tjetër përveçse me zgjedhje, por Rama duhet të japë dorëheqjen një minutë e më parë. Edi Rama është një kriminel ndërkombëtar. Ka kryer një akt të rëndë kundër vendit të tij dhe partnerit kryesor strategjik të Shqipërisë.

Pyetje: Do shkoni me Ramën kryeministër në zgjedhjet e 14 majit?

Sali Berisha: Nis lëvizja finale për rrëzimin e Ramës, data, muaji, dita, janë qëllimi, rrëzimi i Ramës është destinacion absolut. Kjo opozitë ka për mision përmbysjen e këtij regjimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu