‘Më rrezikohet jeta’, depozitohet zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme rekursi i Saimir Tahirit

0

Është depozituar zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme rekursi i Saimir Tahirit për pezullimin e dënimit me burg.

Më pas do të jetë GJKKO ajo që do e përcjellë dosjen për në Gjykatën e Lartë, e cila do të marrë në shqyrtim të gjithë procedurën që është ndjekur në dhënien e vendimit nga Apeli i Posaçëm.

Më herët rekurs për dënimin e Saimir Tahirit ka bërë edhe SPAK, i cili kërkon më shumë vite burg për ish-ministrin.

Njoftimi i GJKKO

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 26.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 79, datë 26.04.2022, paraqitur nga i pandehuri S.T., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Në rekursin e Tahirit në Gjykatën e Lartë thuhet se vendimi i marrë cënon interesat e tij, dhe për këtë shkak kërkon prishjen e këtij vendimi.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u dënua për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie.

“Z.Tahiri ka mbajtur funksionin e ish Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë. Ai rrezikon dhe mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin në IEVP Fier. Nga ana tjeter edhe familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasoja të mundshme.

Nga rekursi bashkëlidhur është e qartë që vendimi nr.03, datë 04.03.2022 i Gjykatës së Posaçme të Apelit është një vendim i marrë në shkelje flagrante të ligjit sa i përket procesit të rregullt ligjor dhe vijimi i ekzekutimit të tij cënon rëndë jo vetëm interesat e të dënuarit Saimir Tahiri, por edhe të drejtësisë”, thuhet ne vijimin e kerkeses bashkangjitur rekursit drejtuar Gjykates.

Vetë Tahiri është duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit, me urdhër të GJKKO-së.

Në rekursin e Tahirit thuhet po ashtu se familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasojave të mundshme dhe se vendimi cënon rëndë interesat e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu