Me rroba banje me motiv shqiptar, e moshuara pozon në Serbi, komentet: Mos i jepni rëndësi

0

Aty shihet një grua e moshuar e ulur në një stol, ndërsa ka veshur një kostum banje me një printim të flamurit shqiptar.

Një foto e një gruaje të moshuar e veshur me rroba banje me motive të flamurit shqiptar në plazhin e Novi Sadit në Serbi i ka vënë flakën rrjeteve sociale. Fotoja dyshohet se është bërë në Strand të Novi Sadit. Aty shihet një grua e moshuar e ulur në një stol, ndërsa ka veshur një kostum banje me një printim të flamurit shqiptar. Në të njëjtën kohë, gruaja mban telefonin dhe duket sikur po fotografon pikërisht personin që ka bërë foton.

Fotoja bëri bujë në rrjetet sociale, ku komentet ishin kryesisht përçmuese, por të shumtë janë edhe ata që nuk shohin asnjë provokim dhe besojnë se gjyshja as që e di që shqiponja dykrenore shqiptare është në pjesën e sipërme të rrobave të banjës.

A është ky një provokim i qëllimshëm,” ka shkruar ai në një postim në faqen në Instagram të 192.rs.

Mos i jep rëndësi,” ka shkruar një përdorues.

“Kujt i intereson puna me rroba banje… Unë isha në mes të Shqipërisë me stemën në bluzë dhe askush nuk më tha asnjë fjalë. Gjithë urrejtjen e bëjnë politikanët, dhe ata ulen, pinë e hanë bashkë dhe bëjnë kombinime ndërsa njerëzit e thjeshtë duan të humbasin për ndonjë marrëzi,” thotë një nga përdoruesit.

“Të gjithë shohin atë që duan. Unë shoh një stemë të bukur të shqiponjës, nuk ka problem,” tha një përdorues.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu