Me shampanjë, tortë dhe bori! Vuçiç shpall fitoren në zgjedhjet e Serbisë

0

Presidenti aktual i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiç, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 3 prill. Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga organizatat joqeveritare në Serbi, IPSOS/CeSid, kandidati i Partisë Përparimtare Serbe dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka fituar 59.8 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale, raporton Blic,rs.

Këto të dhëna dalin pas përpunimit të 55.6 për qind të votave, që i japin Vuçiç edhe një mandat pesëvjeçar në krye të Serbisë.