Me SHBA, BE, Kinën apo Rusinë, me kë jeni? Shqiptarët çudisin me përgjigjet

0

“Gallup” ka publikuar një sondazh lidhur me politikën e jashtme dhe marrëdhënien me aleatët. Në sondazhin e zhvilluar janë ngritur pyetje lidhur me stabilitetin që ofrojnë “superfuqitë” në Shqipëri dhe jo vetëm, ndërkohë që qytetarët kanë dhënë mendimin e tyre lidhur me lëvizjet më të fundit që kanë shkaktuar dhe jo pak përplasje. Në pyetjet e bëra, bie në sy fakti që shqiptarët kanë qenë gjithmonë më shumë se 70% pro çdo pyetje si për Amerikën, si për Rusinë, Kinën dhe Bashkimin Europian.

72% e shqiptarëve mendojnë se Amerika po ndjek politika stabilizuese për botë, ndërsa më shumë i besojnë Rusisë. Me 86%, shqiptarët mendojnë se është Vladimir Putin personi që mendon për paqen në botë. 79% e shqiptarëve kanë qenë dakort që edhe politikat e Kinës, sjellin stabilitet, ndërsa 82% janë shprehur pro Bashkimit Europian.

Të gjitha këto të dhëna tregojnë që Amerika ka marrë përqindjen më të vogël, por nuk dihen faktorët që kanë ndikuar në këtë rënie të përqindjes ose “pëlqyeshmërisë” ndaj aleatit strategjik të vendit tonë. Gjithashtu vlen për t’u përmendur edhe fakti që shqiptarët, të paktën 501 që janë marrë për sondazh, janë shprehur pro të gjithëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu