Më shumë efektivë sesa protestues, policia u “zë pritë” qytetarëve gjatë marshimit në “Rrugën e Durrësit”

0

Qytetarët e Tiranës janë grumbulluar për të tretën ditë radhazi para kryeministrisë për të protestuar për uljen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore dhe duke thirrur “Rama ik”. Ata tashmë kanë lënë sheshin përballë kryeministrisë dhe janë shperndarë në rrugët e Tiranës duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve të fikin makinat. Ata janë ndalur në rrugën e Durresit ku kordoni policor ka bllokuar hyrjen e saj. Ndërkohë edhe disa drejtues të mjeteve u janë bashkuar qytetarëve në protestë.

Ndërkohë që protesta janë zhvilluar në të gjithë vendin përgjatë ditës së enjte, ku qytetarët kanë bllokuar akset kryesore të rrugëve.

Kujtojmë qe ditën e djeshme protesta u tensionua ku mbi 20 qytetarë janë shoqëruar për bllokimin e rrugës dhe për tubim pa leje. Sipas policisë, protestuesit nuk kishin marrë leje për organizimin e protestës, ndërsa për disa minuta ata bllokuan Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu