Organizata humanitare “Save the Children” ka bërë të ditur se në dhjetë ditët që nga fillimi i sulmeve në Lindjen e Mesme janë vrarë gati 300 fëmijë në rajon, një shifër që sipas saj përkthehet në më shumë se një fëmijë të vrarë çdo orë.
Organizata e mbrojtës së fëmijëve ka bërë thirrje për një ndërprerje urgjente të armiqësive për të mbrojtur fëmijët nga pasoja të mëtejshme të konfliktit.
Ajo njoftoi se po shpërndan ndihma thelbësore për familjet e zhvendosura, përfshirë batanije, dyshekë, jastëkë, produkte për fëmijë, artikuj higjiene dhe ujë të pijshëm.
Sipas deklaratës, vetëm nga sulmet ajrore izraelite në Liban janë vrarë 83 fëmijë dhe janë plagosur 254 të tjerë, ndërsa numri total i fëmijëve të vrarë në rajon gjatë këtyre ditëve të konfliktit i afrohet shifrës 300.





