Me shumë stil, Orinda Huta zbuloi gjininë e bebit

0

Pak javë më parë, Orinda Huta dhe Turjan Hysko konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë!

“Pranvera nuk vjen me një lule, vjen me një *beb*”-shkroi Turi në postimin e tij të Instagramit në 14 mars, duke mos zbuluar asnjë detaj tjetër. 

Sot, në ditëlindjen e Turit Orinda zbuloi me ~shumë finesë~ gjininë e bebushit. Në Instastory-it e publikuara, Huta uroi partnerin e saj me në sfond këngën e famshme të Beyonce-s, “Daddy Lessons” dhe zgjodhi pikërisht këtë pjesë teksti: “Came into this world, Daddy’s little girl”- (Erdha në këtë botë, vajza e vogël e babit).

Çfarë do të thotë kjo? Që me shumë gjasa çifti është në pritje të një bebusheje dhe Orinda që tani e përfytyron Turin si baba i një vajze të vogël luftarake, fiks siç e përshkruan Beyonce.

Dyshja janë bashkë prej më shumë se një dekade. Çifti kurorëzoi dashurinë 10-vjeçare në një ceremoni të mbajtur në Kalanë e Petrelës, më 27 korrik 2017.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu