Me snajper dhe automatik në banesë, kush është vëllai i Admir Muratajt

0

Ditën e sotme, policia njoftoi shpalljen në kërkim të shtetasit Ilir Murataj, 53 vjeç, banues në Tropojë. Sipas njoftimit zyrtar të dhënë nga policia, bëhet me dije se Ilir (Can) Muratajt, 53 vjeç iu gjet një kallashnikov si edhe një snajper, krahas fishekëve lëndëve narkotike brenda shtëpisësë tij.

Ai u bë i njohur për publikun tre vite më parë, kur vëllai i tij Admir Murataj u vra gjatë grabitjes së Rinasit, ku një grup personash u futën në pistë dhe morën nga barku i avionit rreth 4 milion euro.

Ilir Murataj njihet si Can Murataj dhe është 53 vjeç. Në kohën kur u vra vëllai ai u pa pranë Mjekësisë Ligjore duke kërkuar marrjen e trupit të tij dhe kryerjen e shërbimeve të fundit.

Ai bëri disa deklarata të bujshme në atë kohë, fill pas varrimit duke lënë të kuptohej se vëllain mund t’ja kishin vrarë të tjerë dhe jo policia, megjithatë, të paktën publikisht ato deklarata mbeten aty.

Në mars të vitit të shkuar Can Murataj paditi në gjykatë prokurorin Enedi Nakuçi për “shpërdorim detyre” pasi sipas tij nuk ishte bërë asnjë hap para në drejtim të zbardhjes së vrasjes së vëllait të tij, Admirit në prill të vitit 2019 gjatë grabitjes së Rinasit. Më herët, familja kërkoi të dinte edhe emrat e policëve të FNSH-së që ishin pjesë e grupit që iu përgjigjen alarmit të parë për grabitje në Rinas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu