“Më tradhton burri”, gruaja nxjerr armën dhe qëllon në aeroport

0

SHBA- Një grua dyshohet se qëlloi disa të shtëna me armë në ajër në aeroportin Dallas Love Field në Teksas të hënën përpara se policia ta qëllonte dhe ta merrte në paraburgim, raporton Policia e Dallasit.

Ishte pak para orës 11 të mëngjesit me orën lokale, kur 37-vjeçarja mbërriti në Dallas Love Field dhe më pas shkoi në tualet. Më pas doli duke mbajtur një pistoletë dhe filloi të qëllonte drejt tavanit.

Në këtë moment udhëtarët janë tmerruar të cilë kanë filluar të vraponin për t’u mbrojtur. Sipas CNN, duke cituar dëshmitarët okularë, gruaja po bërtiste se burri i saj po e tradhtonte.

Një oficer policie e ka imobilizuar gruan e armatosur, pasi fillimisht e ka qëlluar në këmbë. Ajo u dërgua në një spital aty pranë, por nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. Gjatë incidentit nuk pati të lënduar të tjerë dhe aeroporti pas një kohe të shkurtër ishte plotësisht funksional.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu