“Më vrisni unë lekët nuk ua jap”. Vajza e kambistit tregon çastet e tmerrit

0

 

Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja 10 milionë lekëve të kambistit Shefqet Muço mëngjesin e kësaj të hëne në Korçë.

Kambisti ka bërë rezistencë ndaj grabitësve të maskuar dhe me armë. Ndër të tjera mësohet se në vendin e ngjarjes ka qenë bashkëshortja e tij dhe fqinjët të cilët kanë bërë të mundur dhe ndalimin e një prej autorëve.

Familjarët kanë pohuar se është hera e katër që ndodh një gjë e tillë dhe policia nuk i ka identifikuar asnjëherë deri më tani autorët.

Jashtë kameras fëmijët e kambistit kanë thënë se janë autorët kanë zbritur nga kodra dhe janë futur në rrugicat e banesës, ndërsa vajzat kanë thënë se janë zgjuar të tmerruara nga gjumi nga ulërimat e nënës së tyre.

“U zgjuam nga gjumi të tmerruara pasi dëgjuam ulërimat e mamit. Kur dolëm shohim babin që po e godisnin 3 persona. Ishin të maskuar me armë dhe me leva. Ata shanin dhe ofendonin. Babi ishte i gjakosur nga fytyra dhe u godit me leve në shpatull. Edhe mamin e goditën vëllain dhe mua”, ka thënë vajza 14 vjeçare e familjes.

Ndërkaq për shkak të plagëve të marra kambisti se bashku me djalin e tij ndodhen në spital pas plagëve të marra nga grabitësit.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e dy autorëve të arratisur, ndërsa policia e ndodhur në vendin e ngjarjes ka marrë gjurmët e gjakut në vendin e ngjarjes si pasojë e përleshjes.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në lagjen nr 1 , në rrugën e “Bilbilave” në qytetin e Korçës, para banesës së kambistit Shefqet Muço.abcnews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu