Media britanike zbulon bashkëpunimin e policisë angleze me SPAK-un lidhur me bandat shqiptare

0

ANGLI – Mediat britanike kanë zbuluar se policia e Yorkshire në Mbretërinë e Bashkuar është duke bashkëpunuar me Policinë Shqiptare dhe autoritetet e drejtësisë me qëllim për të goditur bandat e krimit të organizuar që veprojnë në Britaninë e Madhe.

Partneriteti, i quajtur Ekipi i Përbashkët Hetimor dhe i përbërë nga oficerë të Skllavërisë Moderne të Policisë së Yorkshire-it të Jugut dhe Ekipit të Vulnerabilitetit të Krimit të Rënda dhe të Organizuar do të punojë me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit të Shqipërisë (SPAK).

Mësohet se rezultati i parë i suksesshëm i këtij bashkëpunimi ishte arrestimi dhe dënimi i dy kriminelëve, njëri prej të cilit shqiptar, që mbajtën peng dhe torturuan dy persona të tjerë me qëllim marrjen e parave, raporton YORKSHIRE LIVE.

Kryeinspektori Mark Oughton, tha: “Ne e dinim shumë herët në hetimin tonë se ky rast do të kërkonte bashkëpunim ndërkombëtar, duke qenë se viktimat ishin nga Shqipëria dhe ishin trafikuar potencialisht në MB për t’u shfrytëzuar, dhe të dyshuarit ishin nga Shqipëria dhe Lituania.

“Hetimet fillestare zbuluan se viktimat ishin mbajtur dhe dhunuar në përpjekje për të zhvatur para nga familjet e tyre, të cilat ndodheshin ende në Shqipëri. Ishte e qartë se ne po shikonim një krim të rëndë të organizuar ndërkufitar dhe kështu, duke punuar me Njësinë e Çështjeve Komplekse të Shërbimit Prokurorial të Kurorës, iu drejtuam Hagës për autorizim për të kryer hetime në Evropë dhe për t’i kërkuar zbatimit të ligjit lituanez dhe shqiptar”.

“Bandat shqiptare dhe bandat lituaneze kanë fituar famë, dhe mafia shqiptare është ekspozuar se kontrollon tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në shkrimin e medias britanike

“Mbështetja e Eurojust-it ishte vërtet e paçmueshme për hetimin tonë, ne ishim në gjendje të udhëtonim në Lituani dhe Shqipëri për të kryer hetime thelbësore. Duke punuar me Agjencinë Kombëtare të Krimit, Ambasadën Shqiptare, SPAK dhe Komunitetin e Forcave të Jashtme të Ligjit, ne mundëm të flisnim edhe me familjet e viktimave dhe të kuptonim ndikimin që krimet e Kasinskas dhe Alushit kishin pasur në jetën e tyre.

“Kjo ishte një përpjekje e vërtetë partneriteti dhe ka qenë një privilegj të punoja kaq ngushtë me Ambasadën Shqiptare, SPAK, dhe Eurojust”, tha zyrtari i policisë në Britani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu