Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë, pasi automjeti ka dalë nga rruga.
Mësohet se drejtuesi i automjetit tip ‘Fiat’, shtetasi me iniciale E. M., rreth 25 vjeç ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
I aksidentuari është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, në afërsi të fshatit Sherishtë, shtetasi E. M., rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 25-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit