Media greke e cilëson Gjirokastrën si “qytet minoritar grek” dhe akuzon Ramën për afrimitetin me turqit

0

Një prej sajteve më të njohura të lajmeve greke në gjuhën angleze, Greek City Times, e quan qytetin e Gjirokastrës si qytet i minoritetit grek.

Propaganda e faqes në fjalë vijon më tej duke thënë se kryeministri Edi Rama “që njihet për afrimitetin me turqit”, ka vendosur përmes një marrëveshje me ministrin turk të kulturës të riparojë vetëm ato ndërtime të periudhës osmane.

Artikulli i gazetarit Panagiotis Savvidis vijon më tej duke thënë se Gjirokastra është qytet i banuar nga minoritarët, dhe qendër e rëndësishme e minoritetit grek.

Në fakt, e gjithë pjesa muzeale e qytetit të gurtë është e ndërtuar nga shqiptarët me stilin arkitekturor osman, që ishte dominues në atë kohë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shumë qytete që sot janë greke, por dikur flisnin shqip.

Siç e kanë dëshmuar edhe disa dokumentarë të realizuar së fundmi, përfaqësuesit grekë në Gjirokastër pjesë e konsullatës së përhershme të vendosur aty, asnjëherë në fakt nuk kanë qenë të interesuar për restaurimin e ndonjë “vepre” greke.

Burimi : NewsBomb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu