Mediat e huaja shkruajnë për Luana Vjollcën! Ja çfarë thonë pasi imazhin e Jennifer Lopez

0

 

Javën që lamë pas, Luana Vjollca u shfaq në emisionin e saj e veshur si Jennifer Lopez, me rastin e festës së Halloween-it.

Ajo ishte veshur dhe ishte lyer njëlloj si këngëtarja me famë botërore.

Për këtë look, Luana shpenzoi plot 10,650 euro, përfshirë fustanin dhe këpucët.

Por duket se moderatorja ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja, pasi një revistë në Azerbajxhan, i ka kushtuar një artikull.

Këtë e ka zbuluar vetë Luana, me anë të një postimi në Instastory.

“Magazine e cilit shtet është kjo dhe çfarë ka shkruar”,- shkroi ajo krahas fotos.

Revista në fjalë, ndër të tjera shkruan:

“Fotografia e modeles me një fustan jeshil ‘Versace’ tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Megjithatë, përpara Luanës, këngëtarja me famë boëtrore, Jennifer Lopez, e veshi për herë të parë fustanin ikonë ‘Versace’ në vitin 2000, për çmimet ‘Grammy’. Jennifer ndryshoi fustanin dhe u shfaq sërish pas 20 vitesh në sfilatën e ‘Milan Fashion Week’”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu