Mediat në Serbi: Vuçiç dhe Kurti do të takohen në Bruksel të dielën ose…

0

Sipas raportimit të mediave serbe dhe të Radio Evropës së Lirë në serbisht, Aleksandër Vuçiq e ka pranuar ftesën e Bashkimit Evropian, për ta takuar Kryeministrin Albin Kurti në Bruksel. Takimi, raportojnë pritet të mbahet të dielën në mbëmje, ose të hënën në mëngjes.

Tema e diskutimit do të jetë situata e krijuar pas largimeve të serbëve të Veriut nga institucionet e Kosovës.

Prej të hënës, që i bie 21 nëntori, ishte planifikuar që të nisë faza e dytë e zbatimit të vendimit për targat. Të hënën përfundon afati i “qortimit” për qytetarët që bartin targa të lëshuara ilegalisht nga Serbia. Nga 21 nëntori, sipas vendimit të Kurtit, do të fillonte gjobitja e poseduesve të targave ilegale.

Bashkimi Evropian ka bërë ftesë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksander Vucic që të udhëtojnë drejt Brukselit për t’u takuar dhe për të diskutuar në gjetjen e një “zgjidhje evropiane” për të dalë nga situata e krijuar në veri të Republikës së Kosovës, që për zëdhënësin e BE-së, Peter Stano është më e vështira që nga viti 2013.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu