IRAN- Agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit ka thënë se sulmi me raketa që sapo u raportua është një operacion i quajtur “shpallja e fitores”. Raketat kanë synuar bazat amerikane në Katar dhe Irak, sipas raportimeve.
Burime ushtarake i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se sistemi i mbrojtjes ajrore është aktivizuar në bazën ajrore Ain al Asad në Irak.
Irani kishte kërcënuar më parë se do të hakmerrej kundër SHBA-së pas sulmeve në centralet e saj bërthamore gjatë fundjavës.
NOW: 🚨 Doha, Qatar. pic.twitter.com/HB6e0yQ4T3
— Iran Military ( Commentary) (@IranMilitary_ir) June 23, 2025