Meghan Markle dhe Kate Middleton vijnë bashkë me një projekt në Netflix

0

Po, dy dukeshat mund t’i shihni sërish bashkë dhe nuk po flasim për ndonjë takim ose ngjarje familjare, por për Netflix! Meghan Markle ka kontaktuar me kunatën e saj, Dukeshën Kate, për të ndarë një vështrim të brendshëm në jetën e saj si mbretëreshë e ardhshme bashkëshorte.

“Meghan dhe Kate në fakt po shkojnë shumë mirë dhe kanë qenë në kontakt më shpesh,” zbuloi një burim për Us Weekly. “Meghan ka folur me të për të bashkëpunuar në një projekt për Netflix, një dokumentar që do të nxjerrë në pah punën bamirëse të Kate dhe ndikimin e madh që ajo ka bërë me filantropinë e saj.”

Edhe pse Kate, zakonisht është shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për të bërë publike jetën apo punët e saj, ajo e ka marrë parasysh ofertën e Meghan.

“Kate është shumë e kënaqur dhe gjithçka duket shumë pozitive mes tyre,” shton burimi.

Meghan dhe Princi Harry nënshkruan një marrëveshje shumëvjeçare me Netflix në shtator të vitit 2020 për të krijuar përmbajtje origjinale për platformën, përfshirë dokumentarë, filma, seriale dhe programime për fëmijë. Partneriteti, i titulluar Archewell Productions, ishte një nga të parët për të cilët ata ranë dakord pasi u tërhoqën nga detyrat e familjes mbretërore. Një burim pranë tyre tha asokohe se atyre iu ofruan gati 100 milionë dollarë për marrëveshjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu