Megi Pojani feston ditëlindjen, ndez rrjetin me foton -18

0

Për moderatoren Megi Pojani, dita e sotme është shumë e veçantë, pasi feston ditëlinindjen. Për të nuk munguan urimet nga miqtë, kolegët dhe familjarët, por njëra tërhoqi shumë vëmendjen.

Bëhet fjalë për një ripostim, ku një ndër miket e saj e kishte uruar me një foto. Megi shihet teksa ka ngritur njërën këmbë dhe tek të pasmet ka vendosur një figurë me shenjën (-18) për ta mbuluar.

Kujtojmë se Megi aktualisht është duke drejtuar emisionin ‘Përputhen’. Ajo vazhdon të jetë tepër aktive në rrjetin social “Instagram”, ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj. Ndërsa për ditëlindje, duket se ka zgjedhur të festojë me familjen, në një darkë private.

Por, ai urim që të gjithë jemi sy e veshë, është urimi nga i shumëpërfoluri si partneri i saj, Endri Çekiçi. Futbollisti ka uruar një mikun e tij pasi ka ditëlindjen në po të njëjtën ditë si Megi.

Ndoshta do të na duhet të presim dhe pak për urimin apo ia ka dedikuar në privat?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu