Ditëlindja më e keqe në Dhomën e Bardhë/ Ja si “hakmerret” Egla në ditën e festës së Meritonit

0

Meriton Mjekiqi feston sot ditëlindjen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. Që kur ora shënoi 00:00, katër finalistët e tjerë e kanë uruar, ndërsa Vëllai i Madh ka vendosur në sfond këngën e ditëlindjes.

Ndërkohë në mëngjes, Egla Ceno i ka kërkuar atij të vallëzojë dhe Meritoni ka pranuar. Duke qeshur i thotë:

“Hajde të të fal një vallëzim se ke ditëlindjen. Hajde gëzuar, mos u mërzit se ka edhe më keq se kaq”.

Ndërkohë kujtojmë se kur aktorja kishte ditëlindjen, ajo ishte së bashku me Mjekiqin dhe Ilnisa Agollin në Dhomën e Bardhë. Dhe Egla e ka cilësuar atë si ditëlindjen më të keqe.

https://www.instagram.com/reel/C7TpLbbMXuE/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b297bf0c-2cf0-49a4-81f7-ee182e8be8c3&ig_mid=C86DE64E-EA01-470C-960C-5AF8ED739972

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu