Megjithëse të ndarë/ Super festë ditëlindjeje në 6-vjetorin e lindjes së Renee-s!

0

 

Vogëlushja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renee, po rritet dita ditës dhe tashmë është bërë një zonjushë e vogël që na habit gjithmonë e më shumë në rrjete sociale.

Renee-n e mbajmë mend ende foshnjë, kur Nora e Roberti pozonin me të në krah, por ja që koha kalon shpejt dhe sot ajo feston 6-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë kaq të veçantë, për të u organizua një festë e madhe.

Së fundmi, Nora ndau me ndjekësit pamje nga festa, ku Rene duket si një princeshë e vërtetë me miqtë e saj të vegjël, teksa fryen qirinjtë.

“Gëzuar ditëlindjen gjithçka e imja”, shkroi Nora krahas imazheve.

Këngëtarja dhe Roberti janë bashkuar për t’i bërë të voglës së tyre dhuratën më të veçantë të ditëlindjes.

Ata i kanë dhuruar një mik të ri, një qenush të vogël të cilin duket se Renee e dashuron që tani.

Roberti ka ndarë në InstaStory dhuratën për të bijën, teksa shkruan:

“Shumë urime për ty Renee, shpirti i babit. E gëzofsh Ninën, sot i bën 2 muaj e ti 6 vjet. Të do babi shumë.”

 

Gjithashtu, Nora ka ndarë në profilin e saj në Instagram foto të Renee-s me qenushen në krahë.

Nora dhe Roberti kanë treguar se pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre, do të jenë gjithmonë aty për njëri-tjetrin si dy miq të mirë dhe sigurisht do ta luajnë siç duhet rolin e prindit për Renee-n.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu