Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të zhvillojë një vizitë në Tiranë me 5 qershor.
Sipas mediave italiane, fokusi i diskutimeve do të jetë mbi kampin që do të ngrihet në Gjadër ku do të strehohen mijëra emigrantë të deportuar nga Italia, sipas marrëveshjes së firmosur më herët nga dy shtetet.
Verën e kaluar kryeministrja italiane ishte për një vizitë jozyrtare në Vlorë së bashku me familjarët e saj pak muaj para se te finalizohej marrëveshja për emigrantët në Romë gjatë vizitës së Ramës.
Lidhur me marrëveshjen për emigrantët, Meloni nuk ka ngurruar të marrë në mbrojtje disa herë kryeministrin Rama, teksa ai është gjendur mes sulmeve nga opozita dhe mediat italiane.