Meloni pret në Romë Scholz. Diskutohet çështja e emigrantëve

0

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pritur sot në një takim kancelarin gjerman Olaf Scholz. Mediat italiane raportojnë se takimi është zhvilluar në Palazzo Chigi dhe ka zgjatur rreth dy orë. Në fokus të bisedimeve ka qenë çështja e emigracionit dhe lufta në Ukrainë. Gjatë fjalës së saj, Meloni ka theksuar se pa Italinë do të jetë e vështirë të ketë një politikë më efektive emigracioni.

“Ne jemi të vetëdijshëm se një dialog i hapur dhe i frytshëm është thelbësor për të çuar përpara zgjidhjet evropiane ndaj sfidave komplekse me të cilat përballemi: Gjermania e di se pa Italinë dhe vendet kufitare është shumë më e vështirë të kesh një politikë më të mirë migracioni sesa ajo aktuale. Ne kemi punuar për të kapërcyer dallimet midis migrimeve parësore dhe dytësore, nëse nuk trajtojmë çështjen e kufijve të jashtëm dhe të luftojmë trafikimin e qenieve njerëzore, do të jetë shumë më e vështirë të adresojmë sfidat me të cilat përballemi, duke përfshirë tejkalimin e Rregullorja e Dublinit”, tha ajo.

Meloni shprehu edhe njëherë gatishmërinë për të ndihmuar Ukrainën në betejën e saj me Rusinë.

“Mbështetja jonë për kauzën ukrainase nuk vihet në dyshim. Të gjithë njerëzit që kanë përgjegjësi e dinë se të mbrosh ukrainasit do të thotë të mbrosh Evropën. Ne garantojmë mbështetjen tonë për aq kohë sa është e nevojshme. Ne gjithashtu punojmë për paqen, por fjala paqe nuk mund të ngatërrohet me fjalën pushtim. Paqja duhet të jetë të drejtë” dhe respektojnë kërkesat e kombit të sulmuar”, tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu