Meloni takon fermerët protestues: Duhet të paguheni në mënyrë të drejtë për punën tuaj

0

ITALI-Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe ministri italian i Bujqësisë Francesco Lollobrigida po takohen aktualisht me përfaqësues të një sërë sindikatash italiane në sektorin e bujqësisë.

Sipas informacioneve, megjithatë në mbledhje nuk marrin pjesë përfaqësues të këshillave koordinues të fermerëve që protestojnë në rrugët dhe autostradat italiane javët e fundit.

Një propozim i parë i qeverisë italiane ka të bëjë me përjashtimin nga taksat për të ardhurat e fermerëve që nuk kalojnë 10 mijë euro në vit.

Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve, kryeministrja italiane u shpreh kundër të ashtuquajturave “ushqime sintetike” dhe theksoi se është urgjente të ndalohet shitja e produkteve bujqësore me një çmim nën koston e prodhimit, sepse fermerët duhet të paguar në mënyrë të drejtë për punën e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu