Baba në moshën 80-vjeçare, Robert De Niro flet i emocionuar për të bijën: “Kur e shoh, çdo gjë tjetër zhduket”

0

SHBA-Robert De Niro ka shprehur “lumturinë” e tij pas ardhjes në jetë të fëmijës së tij të shtatë.

Aktori dhe e dashura e tij, Tiffany Chen u bënë prindër të një vajze, Gia në muajin prill. “Ajo është një bebe e adhurueshme. Kaq e ëmbël”, tha 80-vjeçari në një intervistë me People.

“Kur e shoh, çdo gjë tjetër zhduket. Kështu që është lumturi dhe çlirim i madh që thjesht të jem me të”. Aktori i “The Godfather Part II” shtoi se kur ai dhe familja e tij “mund të jenë të gjithë bashkë” është “gjithçka” për të.

De Niro tregoi edhe si e kanë pritur fëmijët e tij të tjerë ardhjen e motrës së vogël. “Të gjithë lënë kokën pas saj. Madje edhe nipërit. Ajo është tezja dhe halla e tyre dhe ata janë thuajse adoleshentë”.

Sa i përket karrierës, fituesi i dy çmimeve Oscar është nominuar si aktori më i mirë në rol dytësor për filmin “Killers of the Flower Moon”. Ai tha se “nuk mendon për fitoren”, por thjesht të nominohesh është “fantastike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu