Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve: Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona!

0
Italy's Prime Minister Giorgia Meloni, as he meets Albania ’s Prime Minister Edi Rama at Chigi Palace, in Rome, Italy 6 November 2023. ANSA/GIUSEPPE LAMI

ITALI- Kryeministria italiane Georgia Meloni ka uruar homologun e saj, Edi Rama për fitimin e zgjedhjeve të 11 majit. Meloni i ka shprehur urimet kryeministrit Rama teksa shkruan se miqësia dhe bashkëpunimi mes dy kombeve është forcuar.

Kryeministria italiane thekson se do të vazhdojë të punojë më Ramën për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë.

“Do të doja t’i shprehja urimet e mia të përzemërta kryeministrit Edi Rama për rikonfirmimin e tij si kreu i qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një dëshire të përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave globale me zgjidhje inovative.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë,” shkruan Meloni.