Mentor Kikia: Jam rrahur nga agjentët e SHIK për 1 shkrim, fshihej prokurori i Tiranës

0

Gazetari Mentor Kikia thotë se media dikur ishte nën presionin e pushtetit, por kishte më shumë vlerë pasi ishte vetë pushtet, ndërsa sot është vetëm biznes.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Kikia kujtoi se edhe vetë si gazetar ishte rrahur nga njerëzit e pushtetit, por me gjithë presioni media kishte frymën që nuk e ka sot dhe që sipas tij nuk ka për t’u rikthyer.

“Kishte presion nga pushteti, dhunë. Personalisht jam rrahur nga njerëz të pushtetit, nga agjentë të SHIK-ut. Kam qenë bashkë me kolegun Afred Peza, jam ndaluar, jam arrestuar. Kisha bërë një shkrim që s’i kishte pëlqyer prokurorit të Tiranës që kishte dhënë urdhër: merreni, arrestojeni. Por në këto kushte presioni, media kishte më shumë vlerë; ishte pushtet, sot është vetëm biznes”, tha Kikia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu