Analisti Mentor Kikia mendon se problemi më i madh me të cilin po përballen shqiptarët është korrupsioni.
Në emisionin ‘Infofocus’ në Infoweb Media ai u shpreh :’ Unë mendoj që shkaku më i madh që çon në vrasjen e shpresës dhe që i motivon njerëzit që të ikin është korrupsioni. Sepse nuk po ikin për të mbijetuar por po ikin edhe intelektualë që janë në punë, që janë të mirëpaguar, por që kanë nevojë për ca standarte më të larta jetese, për një jetë më të mirë, për një shkollë më të mirë. Pra unë mendoj se prioritare mbetet lufta kundër korrupsionit.
Biznesi gjendet përballë konkurencës padrejtë të rinjtë kur duan një vend pune, korrupsioni ka vrarë shpresën nga njeriu më i thjeshtë deri te sipërmarrësi më i fuqishëm.
Pastaj vijnë me radhë probleme që kanë të bëjnë me punësimin, arsimimin, shëndetësinë, mjedisin etj.