Meriton Mjekiqi përfshihet në një aksident të rëndë automobilistik. Dërgohet me urgjencë në spital (Detaje)

0

KOSOVË- Moderatori Meriton Mjekiqi është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik mbrëmjen e djeshme. Bëhet me dije se moderatori po udhëtonte nga Shqipëria drejt Kosovës në autostradën që të çon për në Prishtinë.

Teksa ishte në ecje me automjetin e tij, njëra nga gomat ka plasur ku për pasojë Mjekiqi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke përfunduar jashtë rrugës në një fushë. Mësohet se moderatori ka mbetur i bllokuar brenda automjetit prej rreth një ore duke e patur të pamundur të dalë.

Me ndihmën e ekipit të shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e Mjekiqit nga automjeti dhe transportimi me urgjencë drejt spitalit. Moderatori ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet e rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu