Merkel i kërkon BE-së të “izolojë” britanikët: 14 ditë karantinë kujtdo që vjen për pushime

0

 

Perspektiva e pushimeve në Evropë për britanikët mund të përballet me një pengesë tjetër, pasi kancelarja gjermane Angela Merkel sugjeroi që të gjitha vendet e BE duhet t`i vendosin vizitorët nga Mbretëria e Bashkuara në karantinë 14 ditore, për të ngadalësuar përhapjen e variantit Delta.

Ajo i tha parlamentit të Gjermanisë: “Në vendin tonë, nëse vini nga Britania e Madhe, duhet të futeni në karantinë – dhe kjo nuk ndodh në çdo vend evropian, dhe kjo është ajo që unë do të doja të shihja”.

Aktualisht, atyre që udhëtojnë nga Britania e Madhe për në Greqi, Spanjë dhe Portugali nuk u kërkohet të karantinohen. Ata që shkojnë në Itali duhet të izolohen për pesë ditë ndërsa vizitorët plotësisht të vaksinuar të Britanisë në Francë mund të hyjnë pa u karantinuar.

I pyetur në lidhje me vërejtjet e zonjës Merkel mbi variantin Delta që do të thotë më shumë kufizime për udhëtarët britanikë që shkojnë jashtë vendit, kryeministri Johnson tha:

“Më shumë se 60% e popullsisë sonë tani ka marrë të dyja dozat, ndërsa 83% kanë kanë marrë një dozë. Gjëja thelbësore është, dilni dhe merrni dozën tuaj të dytë,” tha ai.

Varianti indian i koronavirusit, i cili besohet që është më i transmetueshëm se te tjerët, ka alarmuar gjithë botën, por OBSH pretendon se në përgjithësi vaksinat edhe ndaj këtij varianti mbeten efektive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu