Merkel largohet me një peng nga posti i kancelares: Jam e shqetësuar sepse nuk kemi arritur të…

0

Kancelarja gjermane në ikje, Angela Merkel shprehu shqetësimin për rritjen e rasteve dhe rritjen e numrit të pacientëve të shtruar në spital, duke theksuar se kjo ishte një papërgjegjshmëri përballë pandemisë.

“Duhet të jetë një shqetësim i përbashkët për të gjithë ne”, tha Merkel.

Gjermania nuk i ka bërë të detyrueshme vaksinimet për asnjë grup qytetarësh, një pozicion që kancelarja vazhdon ta mbështesë.

“Por fakti që 2 ose 3 milionë gjermanë mbi moshën 60 vjeç janë ende të pavaksinuar, është e trishtë sepse vaksinimi do t’i shpëtojë ata dhe shoqërinë në tërësi”, deklaroi ajo.

E pyetur rreth masave kufizuese të vendosura gjatë pandemisë, Merkel tha se është përgjegjësia e shtetit të mbrojë shëndetin e qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu