Merr 26 mijë euro alkool, 10 mijë ia lë bakshish kamarieres. Portieri i Kosovës thyen rekord në klubin e natës

0

Portieri i Kosovës dhe Burnley në Championship në Angli, Arijanet Muriç, ka shpenzuar plot 36 mijë euro në një klub nate në Mynih dhe kjo është bërë virale në media. Këtë e ka treguar vetë kamerierja, që i ka shërbyer Muriç, teksa ajo zbulon se ai i la plot 10 mijë euro bakshish.

Llogaria e Muriç dhe shokëve të tij përfshinte plot 40 shishe “Dom Perignon”, 10 të tjera shampanjë Armand de Brignac në pronësi të Jay-Z, si dhe katër shishe Moet & Chandon Nectar, një shampanjë demi-sec dhe shishe Chivas Regal.

Gjithashtu raportohet se Muriç ka qerasur të gjithë klubin e natës me një nga një gotë. Kamarierja tha se ky ishte bakshishi më i madh që kishte marrë ndonjëherë dhe e quajti Muriçin si një klient shumë të këndshëm. “Ai krijoi atmosferë të mirë”, tha ajo.

Chantal, 25-vjeçare, e zbuloi këtë histori për gazetën gjermane, “Bild”. Muriç ishte në klubin e natës në Mynih në fillim të muajit prill me një grup shokësh dhe shpenzoi 26 mijë euro me alkool.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu